Mbretëria e Bashkuar dhe Mbrojtja Britanike po mbështesin fuqishëm të drejtat e barabarta të grave në vendin e punës, veçanërisht në ushtri.
Një arritje e madhe në këtë drejtim është suksesi i një pjesëtareje të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila fitoi ”Shpatën Ndërkombëtare të Nderit”
Në reflektimet e saj, ajo ndau sfidat dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të arritur këtë çmim, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes institucionale.
Ky sukses është dëshmi e fuqisë së grave dhe një hap drejt barazisë në ushtri, vlerëson Ambasada Britanike.