Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka bërë të ditur se ushtarët turq në kuadër të KFOR-it kanë kryer patrulla në Veri të Kosovës së fundmi.
“Ditë a natë, ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ndryshe javën e kaluar Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, përfunduan një stërvitje për evakuimin dhe sigurimin e objekteve të ndjeshme.
Kjo stërvitje, sipas KFOR-it, kishte pasur për qëllim “ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me homologët e tyre aleatë”.