16.5 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Ushtarët të kenë kujdes…” – Lushtaku tregon një histori interesante me Thaçin

- Advertisement -

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku gjatë një interviste në “Reel Talk me Maxhunin”, ka treguar histori të rralla nga lufta, shkruan Periskopi.

Derisa po fliste për momentin e intervenimit të NATO-s, Lushtaku ka treguar se pasi u nënshkrua marrëveshja në Rambuje ai mori menjëherë një porosi nga Hashim Thaçi.

“Më kujtohet sepse Hashimi ka qenë në Francë dhe thotë se marrëveshja ka ndodhë thuaj gjithë ushtarëve të kenë kujdes sepse po fillon intevrenimi i NATO-s. Unë edhe pjestarët e UÇK pak e kishim besu, ne ishim përgatitë që kjo luftë të jetë shumë më afatgjatë, por kur ndodhi unë kam qenë me Sylen me një pjesë të ushtarëve dhe njësia speciale ka qenë me neve dhe ka qenë një lajm tepër i gëzushëm sepse e dinim që lufta po përfundon. Të jem i sinqertë ne kemi prit që Serbia do të dorëzohet shumë më shpejtë, por ajo zgjati 78 ditë dhe kanë qenë humbjet më të mëdha të UÇK gjatë asaj periudhe sepse forcat serbe dolën prej kontrolle dhe qëllimi I tyre ishte sa ma shumë të vriten shqiptarët pavarësisht a ishin pjesëtar të UÇK apo qytetrë të këtij vendi”, tha Lushtaku.

I pyetur për emocionet e para pas përfundimit të luftës, Lushtaku tha se për pjesëtarët e UÇK-së sot e asaj dite ndjenjat janë të përziera.

“Për neve ka qenë e vështirë, nuk ka qenë e lehtë kur ne jemi taku me familjet e dëshmorëve, kur jemi taku me familjet që kishin dhanë shumë anëtarë.Më kujtohet kur kemi hyrë në shtëpinë e Adem Jasharit ka qenë dicka e jashtëzakonshme, ka qenë shumë e vështirë për neve kur e kemi taku cilendo familje. Është problem me përshkru me fjalë sepse ka qenë e vështirë. Ishte gëzimi, lumturia, por për një pjesë të pjestarëve të UÇK edhe ditën që jemi çliru edhe sot ndjenjat janë të përziera”, përfundoi Lushtaku.

Të ngjashme

Të fundit