24.3 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Ushtarët shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it

- Advertisement -

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se ushtarët shqiptarë dhe austriakë të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe, kanë përfunduar sot dislokimin e tyre në Kosovë në mbështetje të këtij misioni, duke i zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se forca rezervë përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm, rotacion i cili ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë.

‘‘Forca Rezervë Operacionale (ORF) përforcon aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm. Rotacioni i trupave ndihmon që ato të mbeten të përqendruara dhe të trajnuara mirë, në mënyrë që të përmbushin mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara të KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999’’.

Të ngjashme

Të fundit