KFOR ka njoftuar përmes një komunikate për media se ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kanë kryer një ushtrim intensiv lidhur me Kontrollin e Turmave dhe Trazirave dhe zjarrfobisë në Kampin Villaggio Italia në Pejë, në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it.
Sipas KFOR-it, ky trajnim i ekspozoi ushtarët ndaj nxehtësisë ekstreme dhe flakëve të gjeneruara nga pajisjet ndezëse, me qëllim forcimin e gatishmërisë së tyre operacionale dhe rezistencës psikologjike.
“Ushtrime të tilla janë kritike për të siguruar përgjigje të qeta dhe efektive nën stres, dhe për të ruajtur efektivitetin e misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it