26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në Deçan

- Advertisement -

Ushtarët kroatë të KFOR-it zhvilluan patrullim në komunën e Deçanit.

KFOR-i ka njoftuar se aktiviteti është realizuar përkrah personelit të Scots Guards të vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore.

“Patrulla të tilla ofrojnë një prani të dukshme dhe siguruese në terren, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal. Ata gjithashtu forcojnë kohezionin dhe koordinimin ndërmjet njësive të KFOR-it, duke mbajtur një nivel të lartë të ndërveprimit operacional”, thuhet tutje në njoftim.

“Si pjesë e detyrave thelbësore të KFOR-it, këto operacione tregojnë angazhimin e vazhdueshëm të paanshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në të gjithë rajonin”.

Të ngjashme

Të fundit