Ushtarët gjermanë, zviceranë dhe amerikanë të KFOR-it kanë zhvilluar trajnim në kampin Bondsteel.
Në një njoftim për media, KFOR ka dhënë detaje.
“Trajnimi praktik testoi saktësinë, komunikimin dhe qetësinë në kushte të simuluara operacionale.
Stërvitja rriti ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë, duke siguruar që njësitë të mbeten të përgatitura për të reaguar kur të kërkohet.
Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin situativ, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” – thuhet në njoftim.






