Është në gjendje lufte, nga tetori i vitit 2023.
Kjo bëri që pas vetëm dy viteve, Gaza ta ketë këtë pamje.
Por, shpresat që paqja të kthehet enklavën palestineze, po rritën.
Kjo meqë një Forcë Ndërkombëtare Stabilizuese pritet që të vendoset këtu.
E gjithë kjo buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për Gazën.
E pjesë e kësaj, pritet te jetë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Për këtë në Tëvë1, foli edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Me datën 11 dhjetor poashtu kam pranuar nga kryeministri Albin Kurti, aprovimin që të marrin pjesë me qëllimin që të kontribuojmë në krijimin e kësaj Force Stabilizuese qysh në faza të para të formësimit të saj dhe për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që përmes saj ne po angazhojmë FSK-në, si pjesë e proceseve, si pjesë e operacioneve ndërkombëtare, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë dhe me veçanta dhe mendoj rëndësia strategjike e pjesëmarrjes sonë atje lidhet edhe me faktin që Kosova po bëhet pjesë e një organizmi i cili po themelohet duke i referuar një rezolute e që është rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ende pa qenë Kosova pjesë e OKB-së”, ka thënë Maqedonci.
Se pjesëmarrja e Kosovës si forcë paqeruajtëse është e rëndësishme e thotë edhe ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastati.
“FSK ka një eksperiencë dhe janë të përgatitur jashtëzakonisht. Çdo herë që ka marrë janë kthyer me suksese të mira me suksese të jashtëzakonshme dhe kjo edhe Kosovën edhe neve si ish pjesëtarë por edhe pjesëtarë do të bënte që të ndihen mirë, që të ndihen jashtëzakonisht të motivuar dhe të marrin pjesë krahë për krah me forca të tjera të armatosura, qoftë në ruajtjen e paqes, qoftë në rindërtimin e atij vendi dhe unë mendoj që FSK do ta përmbush këtë mision me rezultatin maksimal”, ka thënë Kastrati.
Por sa do te jetë sfiduese për ushtarët e Kosovës përfshirja në një mision të tillë?
“Që do të jetë sfiduese normalisht që do të jetë, pasi janë rrethana që janë krejtësisht ndryshe nga ato që mbretërojnë tani këtu, atje kemi një zonë lufte, ku po tentohet të arrihet një paqe dhe ka shumë probleme përveç rrezikut që është permanent, ka edhe sfida për mbajtjen e rëndit, rregullit dhe qetësisë,krijimin e paqes atje. Kështu që FSK do te këtë shumë punë dhe angazhime por e gjitha kjo pa marrë parasysh vështirësive sjellë një përvojë të re dhe një sfidë për pjesëtar të FSK-së të cilët do ta kuptojnë se cila është pjesa reale në të cilën ata përgatiten vazhdimësi në kohë paqe”, theksoj Geci.
Detaje për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, që ka mandat të Kombeve të Bashkuara, nuk janë bërë publike, por besohet që do të ketë për detyrë ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.






