Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim, të misionit të NATO-s, kanë kryer një ushtrim qitjeje me armët e tyre.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga KFOR.
“Këto aktivitete stërvitore u mundësojnë ushtarëve të përmirësojnë teknikat e tyre të shënjestrimit dhe përdorimit të armëve”.
“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.