Njësia e këmbësorisë amerikane nga Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it, ka zhvilluar stërvitje për kontrollin e turmave dhe situata të dhunshme në Camp Nothing Hill, në Kosovë.
Ky mision njofton se gjatë stërvitjes, ushtarët kryen një gamë të gjerë detyrash, përfshirë tejkalimin e pengesave, kontrollin e turmave, neutralizimin e mjeteve shpërthyese dhe kujdesin ndaj të lënduarve, duke shfrytëzuar mundësinë për të testuar aftësitë operacionale në një mjedis realist stërvitor.
“Stërvitjet e tilla forcojnë ndërveprimin, kohezionin dhe besimin e ndërsjellë mes njësive të KFOR-it, elementë kyç për të garantuar gatishmërinë operacionale dhe efektivitetin në mjedise komplekse sigurie”, theksohet në njoftimin e KFOR-it për këtë stërvitje, transmeton Klankosova.tv.