Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60mm dhe 120mm.
Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave, fituan njohuri për detyrat brenda ekipit të mortajave, duke ngritur kështu aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç‘rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e pjesëtarëve, në mënyrë që të jemi të përgatitur për t’u përballuar me çdo sfidë që paraqitet