-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ushtarët e FSK-së me sukses të lartë përfunduan garën e Akademive Ndërkombëtare në ShBA

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, me sukses të lartë përfaqësuan Kosovën në Garën Vjetore të Akademive Ndërkombëtare në SHBA.

Meha ka shkruar se gara e Akademive Ndërkombëtare është vjetore dhe në të marrin pjesë kadetët  nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si:  qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja!”, ka njoftuar ministri Mehaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit