-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ushtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit publik hekurudhor

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit hekurudhor gjatë orarit të shërbimit.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që beri sot me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Krahas çështjeve në fusha tjera, me Ministrin Aliu sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, ku ndër tjera, ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit publik hekurudhor gjatë orarit të shërbimit”, ka thënë Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zotohemi për realizimin e suksesshëm të memorandumit dhe të gjitha fushave tjera të interesit të përbashkët”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=278202867754434&id=100066941695634

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit