6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Ushtarët e FSK-ë së shpejti do të furnizohen me çizme

- Advertisement -

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisen me çizme. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka thënë se uniformat e reja janë të standardit të lartë, duke thënë se ankesat për uniforma të vjetërura mund të ketë, pasi ushtarët i kanë përdorur edhe nga e kaluara.

Maqedonci në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 ka thënë se në depot e FSK-së ka mjaftueshëm uniforma.

“Pjesëtarët e FSK-së janë të furnizuar me uniforma, do të furnizohen së shpejti edhe me çizme. Uniformat që janë blerë disa ditë më parë janë  të standardit. Pjesëtarët mund të kenë pas uniforma edhe na e kaluara që i kanë përdorë dhe që mund të jenë shlyer kur kanë pas aktivitete. Tani ka sasi të mjaftueshme të uniformës në depot e FSK-së”, tha ai.

Ai ka folur edhe pagat e ushtarëve dhe rekrutëve. Maqedonci ka thënë se paga e rekrutëve ka qenë e lidhur me pagën minimale që tash do të jetë 350 euro, e që sipas tij kjo pagesë është vetëm për kohën e trajnimit.

“Paga e rekrutit ka qenë e ndërlidhur me pagën minimale dhe çka është për tu theksuar se rekrutët nuk qëndrojnë më shumë se 8 javë në ato pozita, kur kanë ndjekur trajnimin. Pas trajnimit ata marrin gradën e ushtarit dhe paga e tyre është afër 600 euro. Me rritjen e pagës minimale rekrutët do të marrin 350 euro”, tha Maqedonci

Ai ka thënë se në disa vende të Evropës nuk ka qenë praktikë pagesa për rekrutët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit