17.8 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim me rëndësi

- Advertisement -

Inxhinierë ndërkombëtarë dhe ushtarë të aviacionit amerikan në KFOR kryen një vendosje ajrore me ngarkesë të litarit, në pistën me pengesa.

Kjo ishte pjesë e trajnimit me  27 pengesa, të mbajtur së fundmi në kampin e KFOR-it në Vrellë.

“Kampi Vrellë është një bazë e Policisë së Kosovës dhe është shtëpia e ushtrimeve të shumta të KFOR-it çdo vit, duke përfshirë Garën e Skuadrës më të Mirë të KFOR-it dhe Ushtrimin “Shpata e Artë”” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Në njoftim bëhet e ditur se ushtarët e KFOR-it kanë punuar në rinovimet e Kampit në Vrellë gjatë gjashtë muajve të fundit, përfshirë edhe pistën me pengesa, si një mënyrë për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

#KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” deklaron KFOR-i.

 

Të ngjashme

Të fundit