Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë patrulluar në Vërmicë.
Misioni i NATO-s në Kosovë ka thënë në një njoftim në Facebook se patrullime të tilla kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet.
“ Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa bashkëveprimi i rregullt me popullsinë lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe përforcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thekson KFOR-i, transmeton Klankosova.tv.