21 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Ushtarë italianë të KFOR-it me trajnerë hungarezë zhvillojnë stëvitje intensive për kontrollin e turmave dhe trazirave

- Advertisement -

Ushtarë italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-W) e KFOR-it, në bashkëpunim me trajnerë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), zhvilluan një stërvitje intensive të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave (CRC) dhe të zjarrofobisë në Kampin e Novosellës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

“Stërvitja i ekspozoi trupat ndaj nxehtësisë dhe flakëve të krijuara nga pajisje ndezëse, duke rritur gatishmërinë e tyre operacionale dhe qëndrueshmërinë psikologjike”, thuhet në njoftim.

“Të tilla stërvitje janë thelbësore për integrimin e aftësive të CRC me aftësinë për të vepruar nën stresin e lidhur me zjarrin, duke siguruar reagime të qeta dhe efektive në kushte sfiduese, si dhe ruajtjen e efektivitetit të misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni paeruajtës i NATO-s thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR përsërit se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Të ngjashme

Të fundit