Nënkoloneli britanik Chris Warren është rikthyer në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit dhe në një video të publikuar nga ambasada britanike ai ka dhënë përshtypje e tij për ndryshimin e ndodhur në Kosovë që nga viti 1999.

Ai ka treguar se kishte hyrë në Kosovë në mëngjesin e 12 qershorit 1999 dhe ka thënë e përkthyesit në atë kohë kishin qenë tepër të rëndësishëm.

Warren në rrëfimin e tij ka treguar se një nga përkthyesit e tij gjatë asaj kohe kishte qenë Besnik Tahiri, i cili sot është deputet i Kuvendit të Kosovës.Ai ka treguar se e ka takuar Tahirin dhe se ky i fundit ek a njoftuar për zhvillimet në Kosovë.

pixel