11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ushtaraku amerikan dëshmon në Speciale, të pranishëm edhe tre përfaqësues të DASH

- Advertisement -

Steve Russell, oficer i amerikan i këmbësorisë, ka nisur dëshminë e tij në Speciale. Ai i ka konfirmuar deklaratat paraprake të dhëna pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Trupi gjykues i dhomave të Specializuara e ka aprovuar kërkesën që me të në sallë të jenë tre përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Parashtrimi i pyetjeve nga prokuroria ka nisur me pyetjet lidhur me çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë procesin e dorëzimit të armëve nga UÇK-ja te KFOR-i.

Prokurori Matthew Halling e pyeti dëshmitarin për një dokument ku tha se UÇK-ja përkushtohet për të mos i dëmtuar civilët. Tha se ka nënshkrim të Hashim Thaçit. E dëshmitari e konfirmoi dokumentin e më pas ai u pranua si provë materiale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit