5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ushqimet që shkaktojnë fryrje të barkut dhe zgjidhjet natyrale

- Advertisement -

Fryrja në bark ndodh kryesisht pas ngrënies. Ajo u ndodh shumë njerëzve, përfshirë ata që ushqehen shëndetshëm dhe besojnë se kanë zgjedhur ushqimet e duhura.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për shkaktarët kryesorë të fryrjes abdominale apo të barkut. Sa më shumë të dini e të lexoni për këtë çështje, do t’ju ndihmojë të menaxhoni situatën më mirë, transmeton AgroWeb.org.

Qepët

Shumë njerëz kanë vështirësi në tretjen e qepës, sidomos asaj që hahet e pagatuar.

Qepa nxit formimin e gazrave në stomak dhe shkakton fryrje dhe dhimbje. Nëse vëreni që qepa shkakton fryrje, preferohet ta hani të gatuar ose ta zëvendësoni me erëza dhe barishte të ndryshme.

Çokollatat me drithëra

Shumë prej drithërave të ndryshëm që shiten në paketime të thjeshta, pretendojnë të jenë të shëndetshme.

Megjithatë, ato përmbajnë një proteinë që nxit fryrjen dhe gazrat. Proteinat në këto drithëra të shpejtë nuk duhet të jenë prej soje.

Thjerrëzat

Thjerrëzat përmbajnë nivel të lartë fibre, sheqerna të patretshëm dhe acid fitik që shkakton fryrje.

Përpara përdorimit, zhytini thjerrëzat në ujë të ftohtë me pak uthull ose lëng limoni dhe do të përjetoni më pak fryrje.

Supat e gatshme

Supat e gatshme përmbajnë shumë kripë dhe nxisin akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe fryrjet. Supa duhet të jetë e freskët dhe e bërë në shtëpi. Atë më pas mund ta ruani edhe në frigorifer.

Frutat e thata

Frutat e thata kanë një përmbajtje të lartë fruktoze. Njerëzit me stomak të ndjeshëm kanë vështirësi në tretjen e tyre. Kësisoj, ato fermentohen në stomak duke shkaktuar fryrje dhe gazra.

Mund t’i konsumoni por kujdes me sasinë. Një grusht arrorë në ditë është mjaftueshëm. Agrumet e freskëta dhe frutat e pyllit kanë një përmbajtje të ulët fruktoze.

Lakrat

Lakrat kanë tendencën të fermentohen në stomak. Te një stomak i ndjeshëm, ato shkaktojnë fryrje, dhimbje abdominale, urth, tejngopje dhe të përziera. Lakrat duhen ngrënë të gatuara, ose edhe turshi, pasi treten më mirë.

Ushqimet tjera

Elbi, gruri, hurmat e Arabisë, qitro, frutat me bërthamë, fasulet, hudhra dhe perime të tjera përmbajnë fibër e cila është e mirë për tretjen në përgjithësi.

Megjithatë, këto fibra nuk treten lehtë dhe shkaktojnë fryrje. Kjo është e gjitha në varësi të baktereve që karakterizojnë florën intestinale. Gjithsesi duhet të keni kujdes me sasinë.

Zgjidhjet natyrale kundër fryrjeve

Çaji i nenexhikut, kanella, koriandra, hudhra, xhenxhefili, bari i bletës, arrëmyshku, majdanozi – janë të rekomandueshëm kundër fryrjeve dhe për qetësimin e stomakut.

Konsumoni ushqime të pasura me probiotikë siç janë turshia dhe kosi për të përmirësuar florën bakteriale në stomak.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit