7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

- Advertisement -

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në ushqime me origjinë bimore aktivizon qelizat “vrasëse” që luftojnë tumorin.

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga një grup studiuesish të Fondacionit të Institutit Kombëtar të Kancerit Irccs në bashkëpunim me Institutin Firc të Onkologjisë Molekulare (Ifom) dhe mbështetjen financiare të Fondacionit Airc.

Efektet e dietës hipoglikemike në kancer

Studimi, i publikuar në revistën shkencore Cancer Discovery, përfshiu 101 pacientë. “U aktivizuan disa qeliza të sistemit imunitar që luajnë një rol të rëndësishëm në njohjen dhe vrasjen e qelizave kancerogjene”, shpjegoi Filippo De Braud, Drejtor i Departamentit të Onkologjisë dhe Hematologjisë dhe profesor i Universitetit të Milanos. Rezultatet e këtij studimi janë inkurajuese dhe tregojnë se kjo lloj diete është e sigurt, e realizueshme dhe e lidhur me shtimin në peshë në shumicën e pacientëve me kancer të trajtuar.

Lajmi tjetër i mirë është se ka arsye për të eksperimentuar me këtë qasje terapeutike në forma të ndryshme të kancerit. Siç shpjegon De Braud: “Fakti që dieta hipoglikemike është në gjendje të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak dhe faktorët e rritjes, përbën parakusht biologjik për eksperimentimin e kësaj qasjeje terapeutike ndaj formave të ndryshme të kancerit”

Në mënyrë të detajuar, do të ishte një dietë ciklike që do të respektohej për 5 ditë, çdo 3-4 javë.

Efektet theksohen nga studimi i Licia Rivoltini, drejtoreshë e Njësisë së Imunoterapisë së Kancerit, e cila mblodhi dhe analizoi mostrat e gjakut të pacientëve para dhe pas dietës pesëditore, duke theksuar se kjo rrit praninë e qelizave imune në gjak, si limfocitet T citotoksike dhe qelizat vrasëse natyrale: këto janë potencialisht në gjendje të njohin dhe vrasin qelizat e tumorit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit