Mbipesha është e kushtëzuar me ndryshimet në sistemin nervor, hormonal dhe digjestiv, të shkaktuar nga ushqimi i gabuar.
Sasia e ushqimit nuk është e rëndësishme, nëse i zgjedhim ushqimet me nutrientët bazë gjatë ditës.
Më poshtë, EO ju sjell disa nga ushqimet që na shkaktojnë mbipeshë dhe shumë patologji të tjera, pra ushqimet që detyrimisht duhet t’i largojmë nga vaktet:
Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë:
- Ushqimet e fërguara;
- Yndyrat shtazore dhe bimore te rafinuara;
- Gjalpa e freskët dhe margarinat e forta për përgatitje të ushqimit;
- Mishi të reduktohet;
- Majonezi dhe keçapi industrial;
- Brumërat yndyrore;
- Rolatat yndyrore;
- Qumështi dhe jogurti industrial, me më shumë se 2.8 % yndyrë qumështi;
Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe natrium (kripëra):
- Djathërat e butë;
- Lyerjet me djathë të shkrirë (ajkat industriale);
- Sallamet, salçiqet dhe prodhimet tjera të mishit të përpunuar;
- Shumica e salçiqeve, kremave të mishit dhe sallameve, pashtetat e mishit;
- Proshuta e tymosur dhe e pjekur;
- Pite dhe burek sidomos nga mishi dhe djathi;
- Ushqime të përgatitura industriale (gullash në konserv, etj)
- Pomfrit, patate të pjekura dhe të kriposura dhe prodhime të ngjashme (çipsi);
- Ushqime të fërguara dhe të kriposura;
- Supa industriale të dendura dhe salcat.
Ushqimi i cili përmban shumë natrium (kripë):
- Perime nga konservat ose pemë të acidifikuara nga shishet;
- Lakra turshi dhe rrepa;
- Peshk nga konservat me lëng të kriposur;
- Shkopinj të njelmësuar;
- Salca erëzash (salca industrial, salce soje) dhe disa lloje djegëse (senfi);
- Koncentrate të supeve (katror për supa);
- Pluhur për pjekurina.
Ushqime që përmbajnë shumë yndyrë të hidrogjenizuar dhe sheqer:
- Çokollata
- Krem çokollate nga lajthitë ose kikirikët;
- Akulloret e përpunuara industriale;
- Tortat, ëmbëlsirat e ndryshme nga brumërat me gjalpë dhe sheqer.
Ushqimet që përmbajnë shumë sheqer:
- Marmelata, xhemat dhe mjalta e fabrikuar;
- Sirupet e pemëve industriale;
- Qumështi i kondensuar;
- Kompotet dhe prodhimet e tjera të pemëve të konservuara industriale;
- Pudingu dhe kremërat e tjerë industrialë;
- Pijet alkoolike
- Pijet e gazuara dhe energjike, limonadat e ndryshme;
- Lëngjet e pemëve të ëmbëlsuara të gjitha industriale;
- Likeret dhe aperitivët;
- Verërat me deserte.