8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë, nga çfarë duhet të hiqni dorë

- Advertisement -
Një studim i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.

Çfarë ndodh në trupin tonë kur flemë?

Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv. Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet.

Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit. Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë, raporton EO.

Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.

Si ndikon ushqimi tek gjumi

Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura. Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë.

Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar. Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit.

Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.

Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin.

Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet.

Ushqimet që nuk duhet të hani kurrë para gjumit

Ekspertët thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:

  • Çokollata e zezë
  • Akullorja
  • Kosi
  • Vera
  • Ushqimet pikante
  • Të skuqurat
  • Mishi
  • Djathërat me yndyrë
  • Patatet

Ushqimet që ju bëjnë të flini më mirë

Ushqimet e mëposhtme janë shumë të mirë, sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini “si qingj”:

  • Kivi
  • Arrat
  • Mishi i gjelit të detit
  • Bananja
  • Vezët
  • Mishi i pulës
  • Bajamet
  • Qumështi
  • Mjalti
  • Barishtet
  • Karkalecat e detit
  • Drithërat e plota

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit