6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ushqimet që duhet t’i hani patjetër çdo ditë

- Advertisement -

Regjimet e rrepta ushqimore janë të vështira për t’u zbatuar në jetën e përditshme. E megjithatë, kur uleni në tryezë është tepër e thjeshtë t’i dorëzohesh tundimit për të ngrënë ushqimet e preferuara.

Po sikur rruga më e mirë drejt dobësimit të kalonte drejt tryezës?

Sigurisht që rënia në peshë nuk është diçka e lehtë, por duke ngrënë ushqimet e duhura ajo është tërësisht e arritshme.

Zbuloni në këtë artikull ushqimet më të pasura me vitamina e minerale, që duhet t’i konsumoni çdo ditë nëse dëshironi të dobësoheni.

Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me acidet yndyrore Omega-3 dhe folat të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë dhe osteoporozës.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e të paktën një racioni me spinaq të freskët në ditë, dhe gjysmë racioni me spinaq të gatuar.

Kosi

Kosi është një ushqim 2 mijë vjeçar me vlera të pakundërshtueshme.

Falë fermentimit, kosi është i mbushur me miliona organizma probiotikë që ushqejnë bakteret e mira në trup.

Probiotikët e mbrojnë organizmin nga kanceri dhe fuqizojnë sistemin imunitar.

Konsumoni 1 filxhan me kos në ditë për të marrë shumë kalcium dhe proteina.

Mund ta shoqëroni me pak mjaltë për t’i plotësuar edhe më shumë vlerat e tij.

Domatet

Domatet e kuqe të freskëta ose në formën e salcës janë të pasura me antioksidantë siç është likopeni.

Ky antioksidant pakëson rrezikun e sëmundjeve të stomakut, lëkurës, prostatës, mushkërive dhe sëmundjet koronare.

Konsumoni një gotë me lëng domateje në ditë, ose 8 domate qershizë të cilat ofrojnë 22 mg likopen në ditë.

Karotat

Shumica e frutave dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, verdhë dhe portokalli janë të mbushura me karotenoid që zvogëlon rrezikun e shumë tumoreve, inflamacionit e të tjerë.

Karotat janë ndër perimet më të pasura. Duhet ta konsumoni të paktën gjysmë racioni me karota në ditë.

Boronicat

Boronicat janë shumë të pasura me antioksidantë.

Ato ndihmojnë në parandalimin e kancerit, diabetit dhe problemeve me kujtesën si pasojë e moshës.

Jo më kot boronicat njihen si frutat e trurit.

Përpiquni të konsumoni një filxhan me boronica të freskëta në ditë, ose gjysmë filxhani me boronica të thata apo të ngrira.

Fasulet e zeza

Fasulet e zeza janë të mira për zemrën por edhe për trurin.

Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një gjysmë racioni ofron 8 gramë proteinë dhe 7.5 gramë fibër.

Arrat

Arrat janë të më të pasura me acide yndyrore se salmoni.

Ato përmbajnë më shumë proteina se mishi i pulës dhe më shumë polifenol se vera e kuqe.

Prandaj një racion me arra duhen konsumuar çdo ditë, sidomos pas një aktiviteti fizik.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibër të tretshme që pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një gjysmë racioni me tërshërë ofron 10 gramë proteinë dhe shumë energji për muskujt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit