Megjithatë, ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm për ushqimet që zgjedhni për t’i konsumuar në mëngjes.
Disa prej këtyre ushqimeve mund t’iu bëjnë të ndiheni më të përgjumur dhe të mos e keni energjinë e duhur për të vazhduar ditën.
Bananet
Bananet janë të pasura me magnez që relakson muskujt – fantastike nëse konsumohen para se të pini alkool por jo për mëngjes ose si zamër.
Buka e bardhë
Karbohidratet, përbërësit kryesor të bukës së bardhë, treten shpejt kështu që alternativa më e mirë është të hahet bukë me kokërr.
Mishi i kuq
Yndyrnat që gjenden në mishin e kuq janë shumë të vështira për tu tretur në trup, kështu që trupi do të shpenzojë më shumë energji për të tretur këto ushqime.
Qershitë
Ky frut është i pasur me melatoninë që rregullon procesin e gjumit kështu që do të ishte mirë t’i shmangni qershitë kur doni të rrini zgjuar.
Ëmbëlsirat
Sasia e madhe e sheqerit stimulon sekretimin e triptofanit, aminoacideve që ju bëjnë të ndiheni të përgjumur.
Kafeja
Megjithëse kafeja mund të furnizojë trupin me energji për një kohë të kufizuar, do të ndiheni shumë të lodhur kur ndikimi i kafesë të ndalet.