Ka disa ushqime, të cilat nëse konsumohen shumë afër kohës që do flini, mund t’ju pengojnë të bëni një gjumë të mirë gjatë natës.
Më poshtë keni një listë me ushqime që duhet t’i evitoni, pasi sipas dietologeve ndikojnë në cilësonë e keqe të gjumit.
Perimet krucifere
Perimet krucifere si brokoli, lulelakra dhe lakra janë shumë të mira për shëndetin në përgjithësi, por ndoshta nuk janë gjëja më e mirë për të konsumuar përpara se të shkoni në shtrat. Këto perime mund të ndërhyjnë në aftësinë tuaj për të fjetur mirë, sepse ka të ngjarë që ende të tresni të gjitha ato fibra ndërsa përpiqeni të flini gjumë. Kjo mund të çojë në probleme me tretjen. Prandaj, hani ato më herët gjatë ditës në mënyrë që trupi juaj të ketë kohë t’i tresë para se të shtriheni për natën.
Akullore dhe dhe ushqime që kanë përmbajtje të lartë sheqeri
Ngrënia e një tasi me akullore para gjumit mund të tingëllojë joshëse, por mund të pengojë gjumin tuaj më vonë. Ashtu si djathi i yndyrshëm, akullorja gjithashtu mund të marrë kohë për t’u tretur dhe trupi juaj me të vërtetë nuk është në gjendje të pushojë mirë ndërsa është ende duke tretur ushqimet.
Sheqeri gjithashtu mund të bëjë që energjia juaj të rritet, duke ju penguar të bini lehtë në gjumë.
Agrumet dhe domatja
Ngrënia e domateve gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në gjumin tuaj. Kjo është kryesisht për shkak të tyraminës, një lloj aminoacidi, i cili rrit aktivitetin e trurit tuaj dhe vonon gjumin. Ndërsa askush nuk tha se agrumet mund të jenë ndonjëherë të pashëndetshme, megjithatë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, nuk është një zgjedhje e mirë si ushqim para gjumit pasi mund të shkaktojë aciditet dhe urth nëse nuk tretet siç duhet. Jo vetëm që do t’ju shqetësojë ciklin e gjumit, por gjithashtu do t’ju prishë ditën e ardhshme me një ndjesi djegieje të vazhdueshme.
Alkooli
Ndërsa mund të mendoni se jeni të përgjumur pas asaj gote verë, pirja e alkoolit menjëherë para fjetjes mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Ju mund të bini në gjumë më shpejt pas një gote verë, por me siguri do të zgjoheni të nesërmen shumë të lodhur.
Pije me kafeinë dhe çokollatë
Të gjithë e dimë se pijet me shumë kafeinë duhet të shmangen para gjumit, pasi ato mund të çojnë në pagjumësi, por e njëjta gjë vlen edhe për çokollatat. Përmbajtja e kafeinës në çokollata mund të mos jetë aq e lartë, por është një ‘djall i poshtër’ sepse së bashku me kafeinën, ajo ka edhe një aminoacid që ju bën vigjilent. Në vend të natës, merreni çokollatën si një përforcues energjie gjatë ditës.