Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Forcat Ajrore Mbretërore Jordaneze kanë hedhur më shumë ndihma në veri të Gazës nga ajri.
Komanda Qendrore e SHBA tha se një avion C-130 i Forcave Ajrore të SHBA-së shpërndau ekuivalentin e 11 mijë e 500 vakteve.
Kishte gjithashtu “ushqime të tjera duke përfshirë orizin, miellin, makaronat dhe ushqimin e konservuar”.
CENTCOM tha se kjo është “pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë dërgesat pasuese ajrore”, raporton Sky News.