24.2 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

USAID dhe VOA drejt mbylljes, plani i Trump për reduktimin e shpenzimeve merr miratimin final

- Advertisement -

Dhoma e Përfaqësuesve  ne Shtete e Bashkuara te Amerikes e dominuar nga republikanët miratoi mengjesin e kesaj të së premtene planin e presidentit Donald Trump për të anuluar 9 miliardë dollarë në fonde për ndihmë ndërkombëtare dhe transmetime publike, duke i dhene miratimin final keshtu reduktimit te shpenzimeve qeveritare. Paketa prej 9 miliarde dollaresh preku punen e USAID , Agjencise Amerikane per Zhvillim nderkombetar ndersa tek mediat solli mbylljen perfundimtare te Zerit te Amerikes.

Ne seancen e votimit pati 216 persona qe votuan pro shkurtimit te shpenzimeve dbe 213 vota kunder. Ne mesin e votave kunder ishin edhe dy republikan , Brian Fitzpatrick nga Pennsylvania dhe Mike Turner nga Ohio . Vendimi i aministrates Trump  ishte miratuar pak ditë më parë edhe në Senat me 51 vota pro dhe 48 kunder.

Republikanet e pershkruan kete hap si nje hap drejt arsyeshmerise Fiskale, ndersa lideri i pakices Hakeem Jeffries, paralajmeroi se shkurtimi I ketij financimi do te kete ndikim negative tek siguria dhe roli nderkombetar I Shteteve te Bashkuara ne mbare boten, duke e kritikuar masen si goditje per informacionin emergjent qe shperdnahet ne zonat rurale.

Shkurtimet e financimit nga Administrata e Donald Trump perfshijne rreth 8 miliarde dollare per programe te ndihmes nderkombetare permes USAID dhe organizatave si OKB dhe OBSH si dhe 1,1 miliarde dollare per Korporaten e Transmetimeve Publike qe perfshin financimin per Zerin e Amerikes.

Pas votimit në Dhomën e Perfaqesuesve , projektligji u dërgua për nënshkrim tek Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë .

Demokratët e konsideruan këtë “ditë të errët” për amerikanët që mbështeten te transmetimet publike në raste emergjencash natyrore. Kritika është shprehur se veprimi bie ndesh me procesin dypartiak të miratimit të buxhetit. Nga ana tjetër, republikanët pritet të hasin rezistencë në Senat për miratimin e financimit të ardhshëm, pasi nevojiten 60 vota për të vazhduar funksionimin e qeverisë pas shtatorit .

Të ngjashme

Të fundit