20.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

“Urrejtje dhe mllef ndaj kombit shqiptar”, thirrjet raciste në Maqedoni nxisin reagime të ashpra

- Advertisement -

Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare.

Në “Kosova Today”, lidhur me këtë zhvillim diskutuan Azdren Shala, Bashkim Selmani dhe Umer Muhamedi, transmeton Klankosova.tv.

Muhamedi tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Derisa po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, disa huliganë maqedonas që nuk është diçka e re tek ne, domethënë këndonin këngë të tilla si ‘dhoma gazi për shqiptarët’, ‘le të marrin vesh shqiptarët e mallkuar që emri maqedonas do të ekzistojë dhe nuk do të zhduket’, që është shumë paradoksale për faktin se emrin e Maqedonisë e ndryshuan me Marrëveshjen e Prespës pikërisht maqedonasit”, u shpreh Muhamedi.

Selmani nga ana tjetër, thotë se u shpërfaq urrejtja ndaj kombit shqiptarë dhe mentaliteti i sllavëve.

“Gjithmonë mllefin, urrejtjen dhe përçmimin e përcjellin nëpërmjet fushave sportive, që bie në kundërshtim me ligjin dhe kodin e procedurës penale. Por kjo nuk është hera e parë, këto shkrime janë gjithkund, në banjo, banesa, rrugë maqedonase. Në këtë rast, ne shqiptarët, detyrimisht duhet të kundërpërgjigjemi në aspektin juridik”, tha Selmani.

Ndërsa Shala jep tri elemente se pse mund të ndodhin thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Unë mendoj që këtu janë tri elemente që duhet veçuar, e para Ballkani. Se ky nuk është rast i izoluar. Ballkani vazhdon me qenë rajoni më toksik në Evropë. 2. Sot është më së lehti që shqiptarët e Maqedonisë mi ataku sepse para dy viteve, sepse atje nuk është më në qeverisje ose bashkëqeverisje BDI-ja e Ali Ahmetit. Për fat të keq atje është në qeverisje një grup politik famëkeq i cili është nxitur dhe ushqyer nga Albin Kurti, për me i prish, ose me i kthy mbrapa krejt arritjet shqiptare. VLEN-i atje është fatkeqësia si te ne Vetëvendosja. Dhe elementi i tretë është ai islamik”, u shpreh Shala.

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj thirrjeve raciste, duke i quajtur të papranueshme.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani njofton Klankosova.tv.

Edhe kryeministri maqedonas,  Hristijan Mickoski ka dënuar thirrjet antishqiptare, ani pse tha se nuk i kishte dëgjuar, pasi edhe vetë ishte i pranishëm në lojën Maqedoni e Veriut-Rumani.

Reagime pati edhe nga kryesuesja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, të cilat thirrje ajo i konsideroi ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve

Të ngjashme

Të fundit