Urimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për festën e Bajramit: Paçi shëndet, mbarësi dhe sa më shumë gëzime

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar futbollistët, trajnerët, drejtuesit e klubeve, gjyqtarët, tifozët, gazetarët sportivë, komunitet i futbollit, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Kjo ditë le të shërbejë për forcimin e lidhjeve tona dhe për kujdes ndaj atyre që kanë nevojë. Paçi shëndet, mbarësi dhe sa më shumë gëzime”, ka uruar Ademi.

Urimi i plotë:

🌙 Urime Fitër Bajrami!

Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë, komunitet i futbollit, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të besimit islam,

Me përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe faljes së namazit të Bajramit, kam kënaqësinë që, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, t’ju uroj përzemërsisht festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë simbolizon përkushtimin dhe adhurimin ndaj Zotit, sakrificën, solidaritetin dhe mbi të gjitha dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, vlera këto që i promovojmë edhe në fushën e blertë.

Uroj që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa paqja, mirësia dhe begatia të mbretërojnë në familjet tuaja. Kjo ditë le të shërbejë për forcimin e lidhjeve tona dhe për kujdes ndaj atyre që kanë nevojë.

Paçi shëndet, mbarësi dhe sa më shumë gëzime.

Urime Fitër Bajrami!

Të ngjashme

Të fundit