Të gjitha ngjarjet që ndodhën në programet e Top Channel “Big Brother” dhe “Përputhen” në sezonin e kaluar, bënë që emri i Bora Zemanit te lakohej jo pak në media.
Pas largimit të saj nga “Përputhen” dhe konfirmimit si prezantuese e “Dancing with the Stars” u fol gjithashtu edhe për një ftohje mesa saj dhe autores Olsa Muhameti.
Ditën e sotme Olsa feston datëlindjen dhe urimi i Borës i tha të gjitha:
“Edhe 100 vite të bukura për
këtë vajzën këtu me të
cilën çfarë nuk kemi kaluar e
përballuar!
Love you Olsa Muhameti”
Mesa duket në gjithçka që ka ndodhur në punë dhe jetën personale, vajzat kanë patur mbështetjen e njëra-tjetrës. Edhe pse këtë sezon nuk do punojnë bashkë (mesa dimë deri tani) raporti mes tyre vazhon të jetë po aq i mirë.