-1.8 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Urimi epik i qytetarit me stilin e Konjufcës: Tespishtja, trileqja, kadaifi, krejt bashkë – bakllavaja veç vetë

- Advertisement -

Një qytetar, me emrin Egzon Qafleshi, ndoshta e ka bërë urimin më komik deri më tani të festës së Fitër Bajramit.

Z. Qafleshi, duke postuar në grupin satirik “Dosja”, e ka përdorur një thënie jashtëzakonisht të popullarizuar të Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ku Konjufca fliste për fuqinë e VV-së për t’i mposhtur të gjitha partitë opozitare veç vetë.

E ky qytetar e ka rikthyer në urim Bajrami këtë thënie, duke shkruar se bakllava veç vetë mund t’i mposhtë disa lloje të ëmbëlsirave të tjera.

Me shumë gjasë, deri më tani, ky është një nga postimet më komike e simpatike. Megjithatë, dita e premte është shumë e gjatë, ashtu siç është i madh edhe kapaciteti i kosovarëve për shpoti e urime komike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit