Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar votuesit e kësaj partie.
Ai ka uruar partinë e tij për rezultatin e arritur në këto zgjedhje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka kërkuar që ata që sonte e kanë kryer garën, nesër të ia nisin punës.
“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK!”, ka shkruar Haradinaj.