Home Lajme Urdhri për kompensimin e viktimave, Klinaku: Poshtërsia tjetër e Gjykatën Speciale

Urdhri për kompensimin e viktimave, Klinaku: Poshtërsia tjetër e Gjykatën Speciale

0
Urdhri për kompensimin e viktimave, Klinaku: Poshtërsia tjetër e Gjykatën Speciale

Ushtruesi i detyrës se kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila ka vendosur që Salih Mustafa si i dënuar për krime lufte, t’i paguajë 207 mijë euro për kompensimin e viktimave në rastin e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se kjo është poshtëria e radhës e Speciales.

Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207 000 €. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka shkruar Klinaku.

Exit mobile version