8.2 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Urdhri i ri i Trumpit – sulme ndaj rebelëve të Jemenit

- Advertisement -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur sulme kundër Houthi në Jemen.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai paralajmëroi gjithashtu Iranin se mbështetja e vendit për grupin duhet “të përfundojë menjëherë”.

Bëhet e ditur se Houthit raportuan një seri shpërthimesh në kryeqytetin e Jemenit Sanaa.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga rebelët tha se të paktën nëntë civilë janë vrarë.

Imazhet e shpërndara në internet tregojnë tym të zi mbi zonën e kompleksit të aeroportit të qytetit, i cili përfshin një strukturë të madhe ushtarake.

Trump tha se sulmet ishin për shkak të sulmeve të Houthive kundër anijeve në Detin e Kuq.

“Koha juaj ka mbaruar dhe sulmet tuaja duhet të ndalojnë, duke filluar që sot. Nëse nuk ndodh, ferri do të bjerë mbi ju”, tha Trump.

Gjithashtu, ai deklaroi se Irani do të mbahet “plotësisht përgjegjës” për veprimet e grupit.

Ndryshe, sulmet vijnë disa ditë pasi Houthit thanë se do të rifillonin sulmet ndaj anijeve izraelite që lundronin në ujërat e Jemenit në përgjigje të bllokadës së Izraelit në Gaza, megjithëse nuk ka pasur asnjë sulm të raportuar që atëherë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit