21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Urani takon vullnetarët e lagjeve: I kam zgjidhjet për Prishtinën që funksionon

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e platformës “Koha për Prishtinën”, këtë herë në lagjet Ulpianë, Dardani dhe Tophane.
Në këto bashkëbisedime, banorët kanë ndarë sfidat me të cilat përballen çdo ditë në lagjet e tyre, dhe gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë krah për krah me Ismailin për t’i tejkaluar këto probleme.
Duke folur para të pranishmëve, Ismaili theksoi rëndësinë e angazhimit të secilit qytetar në përmirësimin e jetës në kryeqytet:
“Prishtina ka nevojë për krejt neve. Ka nevojë për krejt qytetarët e vet. Unë jam njëri prej jush që i ka këto probleme… Unë e kam përvojën, kam ekipën, kam programin. E di si është buxheti, di si të gjej zgjidhje. Dua t’i bëj këto zgjidhje, dhe do t’i bëj. Unë jam pjesë e juaja, ju jeni pjesë e imja!”
Njëra nga vullnetaret që iu bashkua ekipit të tij tha se vendosi të angazhohet pasi beson se Ismaili do të sjellë ndryshime të vërteta në Prishtinë, duke përfshirë ndriçimin publik dhe sigurinë në shkolla.
Ismaili ftoi edhe qytetarët e tjerë nga të gjitha lagjet që t’i bashkohen vizionit të tij për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, përmes regjistrimit në platformën www.kohaperprishtinen.com.

Të ngjashme

Të fundit