Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka cilësuar si “përzënje” largimin e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina.
Në një reagim në Facebook, Ismaili thotë se festivali që mban emrin e lagjes “Bregu i Diellit” nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.
“E dhimbshme, e pabesueshme përzanja e Sunny Hill Festival nga Prishtina. Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë”, shkruan ai.
Ai shton se VV, në krye me Albin Kurtin, ia mbyllën derën këtij festivali pa asnjë hezitim dhe këtë po e konsiderojnë fitore.
“Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë. Për më tepër, e konsiderojnë fitore dhe gëzim. Marre”, përfundon ai. /Gazeta Express/