23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Uran Ismaili: “Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët në Prishtinë”

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të mundësojë transport publik falas për të gjithë banorët e kryeqytetit.

“Kemi me e mundësu transportin publik falas për gjithë banorët e Prishtinës deri në fund të mandatit,” deklaroi Ismaili në videon e ndarë në rrjetet e tij sociale.

Ky zotim është pjesë e paketës së tij me 5 zgjidhje për Prishtinën, në kuadër të planit për zhbllokimin e trafikut – një nga problemet më të mëdha të kryeqytetit. Ismaili ka theksuar se që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri në Prishtinë, ndërsa shumë lagje mbesin ende të papërfshira nga linjat urbane ose pa stacione e pritore funksionale.

Përveç transportit falas, plani i tij përfshin:

– 100 autobusë të rinj për mbulimin e të gjitha lagjeve të Prishtinës;
– Korsi të dedikuara për autobusë, që do të mundësojnë qarkullimin çdo 7 minuta;
– Rinovim të stacioneve me ulëse, ndriçim dhe tabela dixhitale informuese.

Sipas Ismailit, këto masa do të kthejnë transportin publik në një shërbim funksional e të besueshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Videoja e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1Hd5jGmBZ8/

Të ngjashme

Të fundit