17.3 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Uran Ismaili takon të rinjt e kryeqytetit: “Ju jeni pjesë e pandashme e ndryshimit që po vjen në Prishtinë”

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte është takuar me një numër të madh të vullnetarësh dh të rinjsh të kryeqytetit në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji, në Menzën e Ramiz Sadikut.

Mes entuziazmit të tyre, Ismaili theksoi se rinia është një nga shtyllat kryesore të fushatës dhe pjesë e pandashme e vizionit të tij për një Prishtinë funksionale. “Ju jeni pjesë e ndryshimit që po vjen për Prishtinën,” tha ai, duke nënvizuar besimin e madh që ka tek rinia si forcë që e shtyn Prishtinën përpara.

Ai shtoi se në programin e tij të rinjtë kanë një vend të veçantë, jo vetëm si pjesëmarrës në jetën publike, por si kontribues aktivë në ndërtimin e së ardhmes së kryeqytetit. Sipas Ismailit, energjia dhe idetë e tyre janë të domosdoshme për ta bërë Prishtinën një qytet për të cilin secili qytetar do të ndihet krenar.

Të ngjashme

Të fundit