Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se në çdo takim me qytetarët në lagje e fshatra të kryeqytetit, ka marrë të njëjtin mesazh: “Ti je shpresa e fundit që na ka mbetë.”
Ai tha se kjo përkrahje e sinqertë nga qytetarët i jep energji të madhe, por edhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie për ta rikthyer me punë këtë besim.
“Kjo më jep forcë, por edhe përgjegjësi të madhe. Prandaj, nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve të mia, nuk do të kërkoj më votë,” tha Ismaili.
Ai u zotua se katër vitet e ardhshme do ta karakterizojë një dinamizëm si asnjëherë më parë, duke theksuar se nuk premton gjëra të paarritshme, por synon që “potenciali i Prishtinës të shfrytëzohet deri në fund, deri sa të bëhet një qytet ku çdo qytetar do të dojë të jetojë.”