28.9 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Uran Ismaili: Qytetarët janë rreshtu me zgjidhjet e mia emergjente, s’kanë kohë për plane 10-vjeçare

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Context në ATV, ka kritikuar qasjen e kundërkandidatëve të tij, duke thënë se prioritetet e tyra nuk janë të duhura. Ai tha se fushtata  e tyre është kthyer në një konflikt politik për çështje të parëndësishme, ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me probleme themelore.

“Sot, ata janë në konflikt për Sheshin ‘Xhorxh Bush’. Po bëjnë betejë politike për një rrugë 650 metra, duke thënë ‘unë e kam mirë, jo unë e kam mirë’. Ndërkohë që, kur i shohim lagjet e Prishtinës, kudo ka probleme bazike – me trotuare, me ndriçim, me mbeturina e me ujë,” tha Ismaili.

Ai shtoi se të gjitha projektet që ai ka planifikuar për lagjet e kryeqytetit janë të realizueshme me buxhetin e Komunës, pa nevojën e premtimeve utopike dhe të parealizueshme. “A mund të merremi njëherë me problemet bazike që i kemi aktualisht, e jo me vitin 2035? A ka mundësi të merremi me vitin 2025 – me problemet që i kemi tash e 25 vite?” theksoi Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit