25.3 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Uran Ismaili: Prishtina mes dy zgjedhjeve – planeve e mia të menjëhershme apo premtimeve 10 vjeçare të parealizueshme

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për kundërkandidatët dhe propozimet e tyre, që sipas tij janë të parealizueshme dhe bëhen vetëm për vota.

 

“A ka mundësi mos me u marrë me vitin 2035, a ka mundësi me u marrë me vitin 2025?”, tha ai, duke theksuar se lagjet e qytetit po përballen me mungesë të pastërtisë, ndriçimit, trotuareve dhe ujit të pijshëm.

 

Sipas tij, shumica e këtyre problemeve mund të zgjidhen me buxhetin që ka komuna, por që për to ka munguar iniciativa nga kryetarët e deritanishëm. Ai shtoi se prioritetet e kundërkandidatëve në këtë garë janë të gabuara. “Me u marrë me një rrugë 650 metra e me u bë gjithë ajo betejë politike, ndërkohë që lagjet vuajnë për shërbime dhe infrastrukturë bazike” sipas Ismailit kjo është e papranueshme.

Të ngjashme

Të fundit