21.8 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Uran Ismaili prezanton zgjidhjet nga ora 19:00 në Mat: Me 12 tetor përfundojnë improvizimet, do të punojmë me secilën lagje të Prishtinës (VIDEO)

- Advertisement -
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të vazhdojë turin e prezantimit të projekteve të tij në lagje, duke u ndalur në lagjen Mati. Takimi do të mbahet në shkollën “Pavarësia”, duke filluar nga ora 19:00.

Ismaili ka theksuar se Mati është fytyra e re e kryeqytetit, por qytetarët e kësaj lagjeje përballen me mungesë të shërbimeve bazike dhe kjo është e papranueshme. Ai ka paralajmëruar projekte konkrete që synojnë t’i japin lagjes infrastrukturën dhe shërbimet e munguara deri më tani.

Projektet identifikuese të Ismailit për lagjen Mat janë:

  • Çerdhe e re për fëmijët e lagjes;

  • Ndërtimi i shkollës së re;

  • Qendër komunitare multifunksionale;

  • Rrugë të sigurta me ndriçim;

  • Lagje e pastër 24/7;

  • Lirim i hapësirave publike për trotuare dhe ecje të lirshme;

  • Riorganizim i rrugëve për zhbllokim të trafikut;

  • Krijimi i korridoreve funksionale me lagjet përreth.

Ky tubim është pjesë e serisë së prezantimeve që Uran Ismaili po zhvillon në lagje e fshatra të kryeqytetit, me fokus tek zgjidhjet konkrete dhe të prekshme që synojnë ta kthejnë Prishtinën në një qytet funksional dhe të barabartë për të gjithë. Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/19nww6m3Zr/

Të ngjashme

Të fundit