19.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit (Dokumenti i plotë)

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka theksuar se kryeqyteti ndodhet para një momenti vendimtar që kërkon vendime të guximshme dhe të menjëhershme. Ai ka prezanturar 10 vendimet e menjeherëshme që do të marrë si kryetar i Prishtinës..

“Prishtina nuk ka kohë për eksperimente, për kaos e bllokada që ia vështirësojnë jetën qytetarëve. Nuk ka kohë për konflikte e akuza të pafundme politike që e mbajnë peng nëpër gjykata. Nuk ka kohë për plane 10-vjeçare e projekte mega-futuristike. Prishtina ka nevojë për ndryshim, për guxim dhe për një kryetar që u del zot punëve dhe zotimeve që jep,” tha Ismaili.

Ai theksoi se ndryshimi për një Prishtinë funksionale do të nisë menjëherë pas 13 tetorit, me vendime që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve. “Në fund të mandatit tim, qytetarët do të më matin me punë. Nëse nuk i realizoj 90% të zotimeve, nuk do të kërkoj më kurrë vota për një mandat të dytë,” u shpreh ai.

Ismaili prezantoi edhe 10 vendimet e para që do të ndërmarrë si kryetar i Prishtinës:

  1. Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë;

     

  2. Pezullimi i lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë;

     

  3. Fillimi i procedurave për krijimin e Qendrës Dixhitale të Menaxhimit të Trafikut;

     

  4. Fillimi i procedurave për blerjen e 60 kamionëve të rinj për mbledhjen e mbeturinave;

     

  5. Krijimi i taskforcës për ndriçimin e 1,000 rrugëve të Prishtinës;

     

  6. Fillimi i procesit për ndërtimin e një strehimoreje të re për trajtimin e qenve endacakë;

     

  7. Fillimi i procedurave për vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla;

     

  8. Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për lirimin e trotuareve të bllokuara;

     

  9. Krijimi i taskforcës për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës;

     

  10. Nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për dyfishimin e subvencioneve për fermerë dhe agrobiznese.

Në fund të konferencës, Ismaili bëri edhe nënshkrimin formal të këtyre zotimeve, duke deklaruar se me 13 tetor nis një epokë e re për kryeqytetin. “Ka ardhë koha për një kryetar që çdo ditë merret me nevojat e Prishtinës dhe që nuk fshihet pas premtimeve të parealizueshme e planeve afatgjata,” tha ai.

Të ngjashme

Të fundit