28.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Uran Ismaili: Premtimet e Përparim Ramës u zhdukën, Veterniku është dashur të lidhet me Stacionin e Autobusëve përmes nënkalimit

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është paraqitur nga Veterniku në një intervistë për emisionin Pressing.

Ismaili tha nga Veterniku se “përtej nënkalimit ka pas me ndodhë një park urban, një kënd i lojërave, shtigje për trafik alternativ, ndërlidhje e Dardanisë me Kalabrinë. Pra krejt këto lagje kanë pas me u lidhë njëra me tjetrën, dhe me jap shirita aletranativ, parqe…A e shihni që ka ndodhë diçka, a e shihni që ka ndonjë lloj investimi? Nuk ka ndodhë asgjë”, tha Ismaili nga terreni në Pressing.

“Këtu qëndron dallimi mes meje dhe kryetarit Rama, neve na nevojitet një fushatë që bazohet në nevojat e qytetarëve e jo një fushatë që bazohet në imagjinatën e kandidatëve që vijnë i marrim votat e nuk kanë as llogaridhënie”, deklaroi Ismaili.

“Fushata jeme është me largu trafikun, me bo Prishtinën e pastër e të sigurtë, me u largu qentë endacakë etj”, shtoi ai, teksa tregoi planet për kryeqytetin.

Të ngjashme

Të fundit