Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një takim me kandidatët për Asamble Komunale.
Lista e udhëhequr nga Ismaili përbëhet nga 70% emra të rinj që garojnë për herë të parë dhe mbi 40% gra, duke sjellë përfaqësim të gjerë dhe energji të re në garën për qeverisjen e kryeqytetit.
Shumica e personaliteteve të përfshira në platformën “Koha për Prishtinën” vijnë nga fusha e kulturës, sportit, urbanizmit, arsimit, shëndetësisë, biznesit dhe energjisë efiçiente. Këta kandidatë, sipas Ismailit, janë të përgatitur të japin kontribut të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të qytetit.
Gjatë takimit u bë e ditur se u diskutua edhe për gjendjen aktuale të Prishtinës. U rikonfirmuan gjithashtu zgjidhjet që, sipas Ismailit dhe kandidatëve, do të mundësojnë tejkalimin e kaosit të shkaktuar nga qeverisja e tanishme lokale.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Koha për Prishtinën ku njerëzit e aftë e të mirë bëhen bashkë për qytetin. 💙
Ndjenjë e veçantë krenarie t’i takoj sonte të gjithë asambleistët tonë garues. Me një ekip si ky, Prishtina do të jetë burim krenarie për të gjithë!
#KohaPerPrishtinen #ListaFituese ➡️”