-3.7 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Uran Ismaili pas votimit: Demokracia fillon me pjesëmarrje, dilni të votoni

- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me familjen e tij.

Ismaili ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Arizona, dhe djali i tyre, Omeri.

Pas votimit, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike dhe ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

“Sot, bashkë me Arizonën dhe Omerin, e ushtruam një nga të drejtat më të rëndësishme qytetare – atë të votimit. Demokracia fillon me pjesëmarrje, dhe ky akt është kontributi më i drejtpërdrejtë që mund të bëni sot për jetët tuaja. Prandaj ju ftoj të dilni dhe të votoni sa më shumë, sepse me votën tuaj e përcaktoni të ardhmen që doni ta jetoni në Kosovë”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit