Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte nga ora 19:00 do të prezantojë zgjidhjet e tij për fshatin Barilevë. Takimi do të mbahet në shkollën “Ali Kelmendi”, ku ai ka ftuar qytetarët e kësaj zone t’i bashkohen.
Ismaili ka theksuar se Barileva është pjesë e pandarë e kryeqytetit dhe si e tillë meriton kujdes e investime njësoj si qendra. Plani i tij synon urbanizim të qëndrueshëm të hapësirave, duke ruajtur karakterin rural të Barilevës dhe duke e harmonizuar me potencialin e saj ekonomik e social.
Projektet identifikuese të Ismailit për Barilevën përfshijnë:
-
Ndërtimin e sheshit të Barilevës;
-
Ndërtimin e një çerdheje të re;
- Rregullimin e shtratit të lumit me shtigje për vrapim;Rregullimin e stadiumit të Barilevës;
-
Dyfishimin e subvencioneve për bujqësi;
-
Krijimin e fondit për mbrojtjen e bujqve;
-
Funksionalizimin dhe shtimin e shërbimeve mjekësore në QMF-në e fshatit;
-
Ndriçimin e të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike.
Ky tubim është pjesë e turit të Uran Ismailit në lagje dhe fshatra të kryeqytetit, ku ai po prezanton projektet konkrete që synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.
Video e plotë: https://www.facebook.com/