12.5 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Arbërinë: Çerdhe, shkollë dhe linja të reja të trafikut (VIDEO)

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen Arbëria, në shkollën “Mehmet Gjevori” nga ora 19:00, ku do të prezantojë projektet konkrete për këtë lagje. Ai tha se këto projekte kanë dalë drejtpërdrejt nga kërkesat dhe nevojat e banorëve të Arbërisë.

Plani përfshin:

  • Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;

  • Ndërtimin e një shkolle të re;

  • Lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë deri te parku;

  • Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;

  • Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;

  • Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;

  • Park të ri me kënde lojërash për fëmijë.

“Arbëria është lagje me karakter dhe identitet, jo lagje për premtime të mëdha që nuk realizohen kurrë,” tha Ismaili.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/171xpmfiK4/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit