25.3 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planet për Prishtinën e Vjetër: “Zemra e qytetit nuk do të lihet mbrapa pas 12 tetorit” (VIDEO)

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte nga ora 19:00 do të prezantojë planin e tij për Prishtinën e Vjetër. Takimi do të mbahet në shkollën “Elena Gjika”, ku ai ka ftuar qytetarët të bashkohen për të dëgjuar projektet konkrete për këtë zonë.

Ismaili ka theksuar se Prishtina e Vjetër, është një lagje me vlerë historike e kulturore, por që për dekada është lënë pa investime të nevojshme. “Në këtë lagje janë rrënjët e Prishtinës, dhe kjo lagje meriton zhvillim, jo mungesë investimesh,” ka deklaruar ai.

Projektet identifikuese të Ismailit për këtë lagje të rëndësishme përfshijnë:

  • Ndërtimin e qendrës komunitare multifunksionale;

  • Një çerdhe të re për fëmijët e lagjes;

  • Organizimin dhe mbulimin e kabllove elektrike;

  • Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë publike;

  • Zgjerimin e ngrohjes qendrore të qytetit;

  • Rishikimin e planit rregullues të lagjes;

  • Rinovimin e shtëpisë së pleqve.

Takimi i sotëm në Prishtinën e Vjetër është pjesë e turit të Uran Ismailit në lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit, ku ai po prezanton projekte konkrete që synojnë të ofrojnë zgjidhje të prekshme për problemet e përditshme të qytetarëve.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1NZfd267AJ/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit